Real Madridi është duke shpresuar që ta transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini, duke e shfrytëzuar situatën e klubit francez në lidhje me rregullat e Financiar Fair Play.
UEFA e ka rihapur investigimin për PSG-në pas transferimeve që i ka bërë në vitet e fundit, transmeton Radio RINIA.
Klubi spanjoll po shpreson në shitjen e Mbappes nga PSG-ja në rast se dënohen nga UEFA.
Sulmuesi francez do të ishte zëvendësuesi ideal i Ronaldos, ku pas largimit të portugezit në drejtim të Juventusit, klubi vazhdimisht e ka kërkuar një sulmues.
PSG e vlerëson lojtarin me çmimin prej 272 milionë eurosh. /Radio RINIA/