Home LAJME Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës...

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë

243
0
SHARE

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë, ku është pritur në takim nga Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor në Universitetin “Kadri Zeka”.

Rektori Kosumi e ka falënderuar kryetarin Gyndyz për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi, ndërkohë që e ka informuar edhe për aktivitete, organizimet dhe punën e Universitetit.

Njëherësh gjatë këtij takimi Rektori Kosumi dhe kryetari Gyndyz kanë bashkëbiseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” , Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë. Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here