Home LAJME Renditja e më të votuarve të LDK-së në Gjilanin e Lutfi Hazirit

Renditja e më të votuarve të LDK-së në Gjilanin e Lutfi Hazirit

258
0
SHARE

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në Rubikon të KTV-së e ka arsyetuar humbjen e partisë së saj në Gjilanin e Lutfi Hazirit, ndaj Vetëvendosjes.

Atje LDK-ja është mbrapa me 13 për qind, ose rreth 5 mijë e 600 vota. Osmani ka thënë se angazhimi i Lutfi Hazirit ka qenë në tërë Kosovën, dhe jo vetëm në Gjilan.

“Kjo e ka hendikepuar atë, meqë nuk ka mundur të merret vetëm me Gjilanin, por ka qenë në tërë Kosovën, me kërkesën tonë si shef i Shtabit Zgjedhor”, ka thënë Osmani. “Ndryshe është kur konkurrenca është në mes të Kurtit, e ndryshe kur ajo është kundër Ismail Kurteshi”, ka thënë më tej ajo.

Megjithatë, Koha.net ka siguruar renditjen e figurave më të votuara të LDK-së në Gjilan, nga 12.217 vota sa ka marrë gjithsej. Kujtojmë se votuesit kanë të drejtë të zgjedhin deri në pesë kandidatë, ndërsa renditja e më të votuarve është si më poshtë:

Vjosa Osmani 9682

Fatmir Rexhepi 5673

Faton Bislimi 5504

Valentina Bunjaku Rexhepi 4557

Lirije Kajtazi 4485

Imet Rrahmani 3914

Bajrush Ymeri 2201

Lumir Abdixhiku 1151

Kujtim Shala 1087

Hasan Alija 1030

Anton Quni 972

Avdi Pireva 934

Fatbardha Emini Halabaku 669

Marigona Geci 660

Avdullah Hoti 639

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here