Home Ekonomi Rënie drastike e mallrave serbe dhe boshnjake në Kosovë

Rënie drastike e mallrave serbe dhe boshnjake në Kosovë

99
0
SHARE

Vlera e mallrave të hyra në shtetin e Kosovës nga Serbia dhe Bosnja gjatë këtij muaji ka qenë 290 mijë euro krahasuar me muajin paraprak ku kjo shumë ishte rreth 40 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për shumën që këto dy shtete kanë paguar pas masës mbrojtëse prej 100 për qind nga 21 nëntori e deri më 20 dhjetor.

“Nga Serbia janë zhdoganuar 145 deklarata doganore, janë paguar 250,508.87 euro taksë mbrojtëse kurse nga Bosnja janë zhdoganuar 29 deklarata doganore, janë paguar 41,085.52 euro taksë mbrojtëse”, ka treguar Stavileci.

Po ashtu Stavileci ka treguar se janë kthyer kamionë për shkak të mos informimit për vendosjen e kësaj mbrojtëse, ndërsa ka shtuar se Kosova nga këto dy shtete është duke importuar kryesisht lëndën e parë.

“Kthime ka pasur vetëm në fillim për shkak se nuk kanë qenë të informuar mbi vendosjen e taksës dhe Kosova nga këto dy shtete është duke importuar kryesisht lëndën e parë”, ka thënë Stavileci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here