Home LAJME Rinumërimi i 61 vendvotimeve të mbetura pritet të përfundojë sot

Rinumërimi i 61 vendvotimeve të mbetura pritet të përfundojë sot

236
0
SHARE

Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 253 vendvotime nga 314 sa ka vendosur Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se janë rinumëruar 80% e vendvotimeve dhe po planifikojmë që rinumërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve, 61 sosh, të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) kanë arritur mbi 15 mijë zarfe me votat nga diaspora.

Kurse procesi i verifikimit të votave është ndërprerë të dielën pas kundërmimit të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Nga kjo raportohet se disa zyrtar kanë marr alergji nëpër duar. Deri tash ende nuk dihet zyrtarisht se a bëhet fjalë për helmim apo jo. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here