Home Fashion Rita Ora këmbëngul: Kënga “Girls” nuk flet për të gjithë biseksualët, por...

Rita Ora këmbëngul: Kënga “Girls” nuk flet për të gjithë biseksualët, por për udhëtimin tim jetësor

674
0
SHARE

Rita Ora ka premtuar se do të vazhdojë të performojë këngën e fundit edhe pse ka marrë kritika nga komuniteti i LGBTI-së.

Ylli 27-vjeçar u kërkoi falje ditë më parë fansave pas publikimit të këngës “Girls”, të cilët e akuzuan rreth përpjekje për të shfrytëzuar biseksualitetin.

Ajo kishte pohuar se fjalët e pista në tekstin i takojnë “vetëm historisë së jetës së vetë”.

“Nuk kam dashur të flas në emër të të gjithë dhe për të gjithë komunitetin”, i tha ajo gazetës.

“Është një festë dhe me të vërtetë kam ardhur nga një vend pozitiv. Është një udhëtim i vërtetë i përvojës sime. Jo të gjithë ndajnë të njëjtat udhëtime në jetë. Ky ishte vetëm udhëtimi im”, pohoi këngëtarja për the Sun.

Rita Ora dhe Cara Delevingne (Getty Images)

Ora shtoi “Jam kënaqur duke performuar dhe sërish do ta bëjë. Do të kem kohën më të mirë”.

Rita më herët ka pohuar se i dëshironte në këngë, Charli XCX, Cardi B dhe Bebe Rexha, për të qenë një himn për biseksualët.

Ndryshe, kënga thuhet se i është dedikuar ish të dashurës së këngëtares sonë, modeles Cara Delevingne. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here