Home Magazina Rita Ora uron ditën botërore të shëndetit mental, tregon disa këshilla që...

Rita Ora uron ditën botërore të shëndetit mental, tregon disa këshilla që duhet ndjekur për një jetë më të lumtur

36
0
SHARE

Ndonëse artistët janë të destinuar që t’i argëtojnë të tjerët, shpesh ata janë vet personat që vuajnë nga pasojat e shëndetit mental.

Duke qenë gjatë gjithë kohë në presion të famës, kjo i bënë ata që të kenë edhe më shumë probleme në aspektin e disponimit të tyre.

Data 10 tetor, e cila njihet ndërkombëtarisht si dita ndërkombëtare e shëndetit mental, është shënuar me aktivitete dhe mënyra të ndryshme në mbarë globin.

Rita Ora shkëlqen në Moskë: Nëna ime ka studiuar këtu, më pëlqen ushqimi dhe kultura e këtij vendi

Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk harroi që t’ua kujtojë fansave të saj këtë ditë.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Rita shkruajti “Urime dita ndërkombëtare e shëndetit mental”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Shëndeti juaj mental është më i rëndësishëm se sa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare, dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”, shkruhej në një mesazh që Ora ndau me fansat e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka treguar në disa intervista se ka pasur momente gjatë karrierës kur nuk ka qenë mirë me disponim, por që pranë i është gjindur mamaja e saj, Vera, e cila më shumë se kushdo tjetër është eksperte e shëndetit mental, pasi është psikiatre me profesion.

Rita Ora dhe Vera Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here