Ronaldo thyen edhe një rekord, 4 gola Barçës në “Kamp Nou”
Published on Aug 24 2012 // Sport
..
Ylli portugez i Real Madridit, Kristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar katër gola në katër ndeshje rresht në “Kamp Nou”, diçka që askush më herët nuk e kishte bërë në historinë e Realit.
Andaj, mbrëmë Ronaldo pati arsye të festojë golin e tij ndaj Barçës më shumë se çdo herë tjetër, pasi theu edhe një rekord tek madrilenët. Më herët Luis Regueiro (1932-33), Gento (1962-64), Puskas (1962-64), Juanito (1980-83), dhe Santillana (1983), kishin shënuar nga tre gola ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”. /RadioRinia/









