Home LAJME Rrëfimi për tritolin në Tiranë: Do e vendosësh tek shtëpia ime se...

Rrëfimi për tritolin në Tiranë: Do e vendosësh tek shtëpia ime se dua të kërkoj azil

224
0
SHARE

“Nuk e dija që dy familje ishin në gjak”.

Kështu ka deklaruar para trupit gjykues, 23-vjeçari Vilson Brahaj i cili dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në banesën e Gazmir Dacit, disa ditë më parë në Kamëz.

Në seancën gjyqësore, Vilson Brahaj pranoi faktin se ishte ai personi që vendosi tritolin, por nuk ka dhënë detaje se kush është porositësi.

Sakaq, ai ka treguar si ra në kontakt me personin që i kërkot të vendoste tritolin, dhe si e kreu veprimin.

“Para tre-katër vitesh jam njohur me një djalë në Kamëz, dhe e takova sërish një javë më parë. Ai më kërkoi të gjeja një person për vendosjen e një sasie tritoli në një banesë po në Kamëz, kundrejt një sasie parash. Dhe unë pranova ta vendos vetë”, ka rrëfyer ai.

Por Brahaj ka shtuar se ndonëse shpërblimi për këtë veprim do të ishte 5 mijë euro, ai mori paraprakisht vetëm 1500 euro.

“Paratë e tjera nuk i mora. I kam rënë telefonit të tij të nesërmen e ngjarjes, por më ka dalë i fikur”, ka vijuar më tej.

Sakaq, ai ka treguar se porositësi i ka thënë se “Duhet të shkosh në shtëpinë e filanit dhe të vendosësh tritol”.

“E pyeta e kush është dhe më tha ‘është shtëpia ime, se dua të largohem për azil’. Tritolin ma solli ai vetë dhe nuk e dija çdo ndodhte”, është shprehur 23-vjeçari.

Sakaq, ai ka deklaruar se veprimin e ka bërë për para, duke shtuar se nuk e dinte që dy familje ishin në hasmëri.

Deri më tani, e vetmja pistë është ajo e gjakmarrjes me familjen Kolaveri edhe pse i arrestuari nuk ka dhënë emrin e porositësit.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Vilson Brahaj, por avokati i tij mbrojtës u shpreh për një masë më të lehtë.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykata vendosi “arrest me burg” për 23-vjeçarin Brahaj./News24

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here