Home LAJME Rreth 3 mijë studentë përfituan nga programi Erasmus+

Rreth 3 mijë studentë përfituan nga programi Erasmus+

222
0
SHARE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit kanë organizuar të hënën ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+.

Zëvendësshefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Ricardo Serri, ka thënë se programi Erasmus+, është një nga sukseset më të mëdha të BE-së.

Ai ka thënë se brenda katër viteve rreth 3 mijë studentë kanë përfituar nga ky program

“Ka një numër të madh të studentëve që kanë pasur mundësinë që të mësojnë një kulturë dhe gjuhë tjetër, dhe të kthehen në vendin e tyre. Buxheti për tri vitet e ardhshme do të dyfishohet. Që nga viti 2015, gati 3 mijë studentë nga Kosova kanë përfituar nga ky program. Është e rëndësishme që rreth një mijë (studentë) kanë ardhur në Kosovë. Erasmus është shembulli më i mirë i shkëmbimeve”, ka thënë Serri.

Sipas tij, Kosova deri më tani ka marrë pjesë në 20 projekte për ngritjen e arsimit. Serri ka thënë se Erasmus është mundësi për zhvillimin personal dhe atyre të institucioneve. Ai u ka rekomanduar pjesëmarrësve, që të përpiqen në mënyrë që të jenë përfitues i këtij programi.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për Arsimin e Lartë në MAShT, Burim Gashi është zotuar se do të përkrahin edhe më tutje këtë program, me qëllim të përfitimit të studentëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here