Home LAJME Rreth dy milionë njerëz në protestë

Rreth dy milionë njerëz në protestë

45
0
SHARE

Shiu i dendur nuk i ndali protestuesit anti-Pekin të mbushnin sheshet kryesore të Hong Kongut. Madje dolën më shumë se kurrë, gati 1.7 milionë njerëz ose gati 20% e popullsisë.

Përtej frikës së përshkallëzimit të dhunës dhe ndërhyrjes së ushtrisë kineze që ishte stacionuar pranë kufijve të Hong-Kongut për të përsëritur një Tienanmen të dytë, protesta madhështore u zhvillua paqësisht.

U quajt protesta e çadrave, pasi për shkak të shiut të dendur të pranishmit kishin marrë me vete çadra. Protesta u zhvillua para selisë së qeverisë rajonale të mbështetur nga Pekini. Në vend të sendeve të forta, protestuesit përdorën dritat lazer duke ia drejtuar policëve dhe fasadës së ndërtesës qeveritare.  Prej marsit, qindra mijëra banorë të Hong Kongut protestojnë kundër ligjit që lejon ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here