Home LAJME Rritje pagash për pjestarët e Policisë së Kosovës

Rritje pagash për pjestarët e Policisë së Kosovës

206
0
SHARE

Me ligjin e ri të pagave pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do t’u rriten pagat mbi 100 euro.

Policit të ri paga do t’i rritet 105 euro, policit të lartë 129 euro, rreshterit 118 euro, togerit 124 euro, kapitenit 148 euro, majorit 69 euro dhe nënkolonelit 27 euro në muaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pagat e Policisë së Kosovës sipas Ligjit të ri të pagave janë ngritur në të gjitha pozitat, përfshirë këtu edhe shtesat të cilat i takojnë sipas ligjit.

“Qeveria dhe institucionet e vendit kanë në konsideratë pozitën e policit, të atij që është në shërbim dhe mendoj që me paga, marrë për bazë edhe shtesat, është bërë një lëvizje e respektueshme”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here