Home Ekonomi Rukiqi: Koncepti i ekonomisë liberale në Ballkanin Perëndimor ka mbetur jashtë loje

Rukiqi: Koncepti i ekonomisë liberale në Ballkanin Perëndimor ka mbetur jashtë loje

501
0
SHARE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në konferencën rajonale “The Western Balkans in 2030” që është organizuar në Beograd, ka thënë se koncepti i ekonomisë liberale në Ballkanin Perëndimor ka mbetur jashtë loje.

Ai ka deklaruar se pritjet e gjata në kufi, kostoja vjetore e printimit të dokumentacionit të kërkuar për një kompani shkon deri 20 mijë euro dhe anashkalimi i nevojave të qytetarëve të këtyre vendeve për reforma dhe zhvillim janë disa prej sfidave të bizneseve në Ballkanin Perëndimor, shkruan Telegrafi.

Postimi i plotë i Rukiqit

Keto dite isha pjesemarres ne Konferencen Ekonomike Rajonale:The Ëestern Balkans in 2030, e organizuar ne Beograd, nga Ost Ausschuss dhe Rjeti i Odave Tregtare nga Gjermania, me pjesemarrje te kompanive me te medha gjermane te cilat jane prezente ne rajon.

Mesazhet e mia ishin keto:

– Nuk mund te flasim per vizion ne Ballkanin Perendimor, ne rrethana kur per te marre pjese ne konferencen ne fjale, duhet pritje me ore ne kufi, me hjek e me vendos tabela te vetures, e me udhetu me copa te letrave A4;
– Nuk mund te flasim per vizion ne Ballkanin Perendimor, kur per nje eksport nga nje vend ne tjetrin, ne rrethana te supozuara te tregtise te lire, vetem kostoja vjetore e printimit te dokumentacionit te kerkuar shkon deri 20,000 euro per nje kompani;
– Nuk mund te flasim per vizion ne Ballkanin Perendimor, kur BE lidhjen e vet me vendet e Ballkanit Perendimor, e ben permes ndertimit te relacioneve me individe te fuqishem, duke anashkaluar nevojat e qytetareve te ketyre vendeve per reforma dhe zhvillim;
– Nuk mund te flasim per vizion ne Ballkanin Perendimor, e as pet vizion ne BE, ne rrethana, kur globalisht beteja per te ardhmen e demokracive dhe ekonomise boterore eshte ne mes te ” fake patriots” dhe “populists”. Te tille ka mjaft edhe ne Kosove. Koncepti liberal ka mbet jashte loje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here