A mendoni se mund të bëni 30 minuta ushtrime fizike në ditë, pesë herë në javë? Nëse po, atëherë do të jeni më pak të prirë të jeni viktimë e sëmundjeve kardiovaskulare apo vdekjes së parakohshme.
Të paktën ky është rezultati i një studimi të madh, të publikuar në revistën ‘The Lancet’, i cili ka analizuar aktivitetin fizik të 130,000 njerëzve duke u bazuar në gjininë, moshën dhe stilin e tyre të jetesës.
Nëse kjo ju duket si kohë e madhe për ta shpenzuar në palestër, keni parasysh se “aktiviteti fizik” nuk do të thotë “ushtrime fizike” – “aktiviteti jo-rekreacional fizik” gjithashtu përfshin punët e shtëpisë, transportin në punë dhe lëvizjen që e bëni gjatë orarit të punës.
Vetëm nëse ecni nga 30 minuta në ditë për një javë, ju do të keni përfitime të mahnitshme, ka treguar autori këtij studimi, Dr. Scott Lear.
Pra keni parasysh, se jo vetëm ky studim, por edhe studimet e mëhershme kanë treguar se aktiviteti fizik dhe ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë (bashkë me ushqimin e shëndetshëm) për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. /RadioRINIA/