Home LAJME Seanca e jashtëzakonshme vazhdon sot

Seanca e jashtëzakonshme vazhdon sot

200
0
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën e së mërkurës për arritjen e konsensusit politik për miratimin e Projekt-rezolutës së propozuar nga opozita lidhur me dialogun me Serbinë.

Partitë e koalicionit qeverisës kanë kërkuar harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një rezolutë të përbashkët që do të hidhej në votim.

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e ka të paqartë prezantimin e projekt-rezolutës së LDK-VV-Alternativa, e prezantuar nga shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, duke thënë se ai ka shtuar 6 pika në tekst për të arritur konsensus lidhur me dialogun, por kjo nuk ka ndodhur.

Edhe shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi kërkoi në seancën e së mërkurës harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një  rezolutë me pika të harmonizuar.

Bilall Sherifi, shef i GP të Nisma, kërkoi që harmonizimi i qëndrimeve të partive politike të bëhet sot dhe të shihen se cilat janë pikat e papranueshme për opozitën.

“Të ulemi dhe të shohim si mund të arrijmë deri te një rezolutë e përbashkët, por në asnjë mënyrë të iket nga esenca që procesi i dialogut të përfundojë në dëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pyetur propozuesin e projekt-rezolutës Avdullah Hoti nëse dëshiron ta hedhë në votim, duke pasur parasysh se në sallë nuk kishte kuorum.

Shefi i GP të LDK-së Hoti propozoi që në mungesë të kuorumit sot para seancës së Kuvendit të Kosovës të mbahet një takim për të diskutuar këtë çështje bashkërisht.

Ndryshe, seanca do të vazhdojë sot, ndërsa kërkohet konsensus dhe kuorum për miratimin e Rezolutës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here