Home LAJME Shaqiri “godet” Liverpoolin

Shaqiri “godet” Liverpoolin

259
0
SHARE
LONDON, ENGLAND - Sunday, August 4, 2019: Liverpool's Xherdan Shaqiri during the FA Community Shield match between Manchester City FC and Liverpool FC at Wembley Stadium. (Pic by David Rawcliffe/Propaganda)

Futbollisti Xherdan Shaqiri thotë se është ‘i pakënaqur’ me rolin e tij rezervist te Liverpooli, por insiston se ai nuk ka asnjë problem me trajnerin Jurgen Klopp.

Reprezentuesi zviceran, i blerë nga Stoke, nuk është paraqitur në asnjë ndeshje deri tani këtë sezon. Me Mohamed Salah dhe Sadio Mane në super formë si dhe aktivizimi i shpeshtë i Origit, i ka pakësuar gjasat e 27-vjeçarit.

“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk luaj më shpesh”, i tha Shaqiri Schweizer Illustrierte. “Nëse ky nuk është reagimi i një profesionisti, ai është në punë të gabuar.

Klopp nuk mund të diskutojë personalisht rolin e secilit lojtar, është normale. Unë kurrë nuk kam pasur problem me trajnerin. Ai e di se unë jam gati”, tha Shaqa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here