Home LAJME SHBA solidarizohet me Shqipërinë: Po ndjekim situatën nga afër, jemi gati për...

SHBA solidarizohet me Shqipërinë: Po ndjekim situatën nga afër, jemi gati për t’ju ofruar mbështetje

203
0
SHARE

Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se janë duke e ndjekur situatën nga afër të krijuar nga tërmetet.

Ambasada thotë se SHBA-ja shpreh ngushëllimin për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here