Home LAJME Shënohet 100 vjetori i lindjes së njeriut legjendar

Shënohet 100 vjetori i lindjes së njeriut legjendar

314
0
SHARE

Janë bërë 100 vjet, prej që ka lindur një ndër figurat më inspiruese të historisë, Nelson Mandela.

Ai njihet sepse ishte presidenti i parë me ngjyrë i vendit të tij Afrikës Jugore pasi kaloi 27 vite në burg dhe cilësohet si lideri më i madh i të gjitha kohërave.

Kur Nelson Mandela ishte djalë i ri, njerëzit e bardhë dhe ata me ngjyrë në Afrikë Jugore bënin jetë të ndarë nën një sistem që kishte për qëllim diskriminimin e njerëzve në bazë racore. Mandela kishte qëndrime tjera, ai besonte në barazi. Ndaj edhe ishte prijës i shumicës së protestave që bëheshin kundër sistemit aparteid. Shumë shpesh demonstratat bëheshin të dhunshme dhe në 1964 Mandela u dënua me burg të përjetshëm.

Derisa Mandela ishte në burg, u bë ilegale të përdoreshin fotot e tij dhe të përdoreshin fjalët e urta të tij. Megjithatë pak u përfill ky rregull, sepse në të gjithë botën jo vetëm në Afrikën Jugore filloi të bëhej kampanjë për lirimin e tij. Në vitin 1990, Mandela lirohet dhe pritet nga burgu si një hero. Ku pas tre viteve Afrika Jugore mbajti zgjedhjet e para ku të gjithë mund të votonin pa dallim race. Ai mori postin e presidentit dhe kishte për qëllim bashkimin njerëzve të të gjitha racave.

Në vitin 1993 iu nda Çmimi Nobel i Paqes, që është nderi më i madh për punën e tij. Ai u bë një nga liderët më të famshëm në botë, ku politikanët mbanin rradhë për të bërë foto me të.

Edhe pse Nelson Mandela ndihmoi në ndryshimin e Afrikës Jugore në një vend më të drejtë, vendi akoma ka mjaft probleme edhe sot me varfëri, krime të dhunshme dhe sëmundje.

Megjithatë ai jeton akoma në histori për mesazhet e tij të pazëvenësuseshme për paqe dhe barazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here