Home LAJME Shënohet Dita Universale e Fëmijëve

Shënohet Dita Universale e Fëmijëve

165
0
SHARE

Në kuadër të aktiviteteve promovuese, me qëllim të shënimit të Ditës Universale të Fëmijëve, sot mbahet takimi i Avokatit të Popullit me fëmijë të shkollave fillore nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës.

Në këtë takim fëmijëve do t’iu jepet mundësia që të dëgjohen nga Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tjerë të IAP-së, përkatësisht që të shprehin  mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre, për probleme të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, jo vetëm në shkollë, por edhe në rrugë e gjetiu.

20 nëntori i çdo viti shënohet si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve, në shumë vende të botës, duke u nisur nga rekomandimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nga viti 1956. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është inkurajimi i vëllazërisë dhe mirëkuptimit në mes të fëmijëve, si dhe promovimi i mirëqenies së fëmijëve.

Po më 20 nëntor 1959 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Gjithashtu, po më 20 nëntor, në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Që nga viti 1999, Dita Universale e Fëmijëve shënon edhe përvjetorin e datës kur Asambleja e Përgjithshme ka miratuar këto dokumente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here