Ky lajm vjen disa javë pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka shkarkuar shefin e kësaj agjencie, për shkak të mospajtimeve me të dhënat për shpyllëzim.
Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo ditën e hënë.
Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erëra të forta që kanë dërguar tymin e zjarreve të qyteteve Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore.
Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Bolsonaron për këtë situatë, duke thënë se ai ka inkurajuar prerësit e pyjeve dhe bujqit për shpyllëzim të tokës. /RadioRinia