Home LAJME Shkaku “krizës nervore” ushtari rus qëlloi në drejtim të kolegëve, tetë të...

Shkaku “krizës nervore” ushtari rus qëlloi në drejtim të kolegëve, tetë të vrarë dhe dy të plagosur

253
0
SHARE

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka bërë të ditur se një ushtar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kolegëve, duke vrarë së paku tetë prej tyre.

DW raporton se dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas incidentit të shkaktuar në një bazë ushtarake të regjionit Baikal Lake, afro 150 kilometra në kufi me Mongolinë,

“Të mbijetuarit, janë dërguar me shpejtësi në qendrat spitalore, ku janë trajtuar menjëherë dhe gjendja tyre shëndetësore është nën kontroll”, thuhet në raportin Ministrisë së Drejtësisë. Në anën tjetër, në mesin e tetë të vrarëve, janë dy oficerë, derisa të tjerët janë ushtarë të zakonshëm.

“Mund të ketë pësuar krizë nervore, shkaku i rrethanave personale që nuk kanë të bëjnë me shërbimin ushtarak”, është thënë shkurt, lidhur me arsyen e të shtënave.

Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur rastin e vrasjes kundër 20-vjeçarit Ramil Shamsutdinov, i cili po trajtohet si i dyshuari kryesor.

Të shtënat dhe dhuna e përgjithshme ishin të përhapura në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, kur mungesa e parave dhe morali i ulët pllakosi ushtrinë ruse. Vitet e fundit, incidentet e tilla kanë qenë shumë më të rralla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here