Home LAJME Shkarkohet ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik

Shkarkohet ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik

399
0
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, e ka shkarkuar ushtruesen e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK), Labëri Luzha. Në vend të saj, e ka emëruar një tjetër ushtrues detyre.

Këtë vendim Bytyqi e ka marrë javë më parë pasi Luzha kishte refuzuar hapjen e konkursit për drejtor të këtij Instituti.

Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, e ka konfirmuar vendimin për shkarkim pa dashur të japë shumë detaje. Ka thënë se arsyeja pse deri tash nuk është shpallur konkursi për drejtor të IPK-së, është ish-ushtruesja e detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Labëri Luzha.

“Ju informoj se jemi në proces të shpalljes së konkursit, ndërsa Ismet Potera do të jetë ushtrues detyre deri në zgjedhjen e drejtorit të IPK-së me konkurs publik”, ka theksuar Gashi.

Nga ana tjetër, ish-ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik, Labëri Luzha, ka thënë se u shkarkua meqë kishte refuzuar të zbatojë një vendim të Këshillit Drejtues të IPK-së për hapjen e konkursit për pozitën e drejtorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here