Home LAJME Shoqëria civile kërkon të mos keqpërdoren asetet shtetërore për vota

Shoqëria civile kërkon të mos keqpërdoren asetet shtetërore për vota

229
0
SHARE

Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga subjektet politike që të mos keqpërdoren asetet publike për qëllime elektorale.

Jo rrallë herë, zyrtarë të qeverisë janë kritikuar nga shoqëria civile për keqpërdorim të aseteve shtetërore, konkretisht të vetura zyrtare, pasi sipas tyre, makinat zyrtare janë shfrytëzuar edhe vikendeve për nevoja personale e madje edhe pushime jashtë vendit.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, theksojnë se sikurse viteve të kaluara, edhe në këto zgjedhje janë vërejtur raste të shfrytëzimit të makinave zyrtare për qëllime partiake, kryesisht atyre në pushtet.

Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se sidomos subjektet politike që janë në pushtet përdorin resurset shtetërore në terren për sigurimin e votave. Përveç veturave zyrtare, Demhasaj thotë se edhe takimet që janë të parapara në kuadër të qeverisë, po shfrytëzohen si fushatë për mobilizim të votueseve.

“Këto (subjektet politike) po përdorin hapësirën ligjore që ekziston dhe takimet publike po i shfrytëzojnë për fushatë. Nuk kemi ligj që e ndalon këtë, por kjo mbetet në bazë të vullnetit të tyre që të mos i keqpërdorin veturat dhe hapësirat publike për fushatë”, tha Demhasaj.

Ndryshe, në bazë të Ligjit për zgjedhjet, thuhet se “personi që mban pozitë publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdorë atë zyrë ose ndonjë nga pasuritë e saj me qëllim të përfitimit të votave”.

Ligji parasheh që asnjë nga burimet e asnjë institucioni të administratës publike, qoftë të nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjë ndërmarrjeje në zotërim ose të kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund të shfrytëzohen ose të futen në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here