Home LAJME Shpallet konkursi shpërblyes i manifestimit “Flakës së Janarit” 2020

Shpallet konkursi shpërblyes i manifestimit “Flakës së Janarit” 2020

438
0
SHARE

Në Gjilan kanë filluar përgatitjet për manifestimin kulturor ”Flaka e Janarit” 2020, aktivitet ky që mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në nderim të heronjve, martirëve dhe dëshmorëve, të rënë në periudha të ndryshme historike, në rrugëtimin e gjatë për liri e mëvetësi kombëtare.

Komuna e Gjilanit ka shpallur sot edhe konkursin shpërblyes tradicional në art letrar, pamor, muzikor dhe dramatik, që përbëjnë katër shtyllat kryesore të këtij manifestimi unik, bashkë me akademinë tematike të “Flakës…”.

Konkursi letrar tradicional për tregim të shkurtër dhe poezi, ka për qëllim nxitjen dhe avancimin e vlerave letrare në të gjitha trevat etnike dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët.

Konkursi (anonim) do të jetë i hapur deri më 11 janar 2020. Punimet e pa botuara dërgohen në tri kopje, të nënshkruar me shifër, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në adresën elektronike: flakaejanarit2020@gmail.com

Rezultatet e konkursit, si zakonisht do të shpallen në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”.

Për tregim të shkurtër (deri në tri faqe), çmimi i parë ka vlerën 250 euro, çmimi i dytë – 200, çmimi i tretë – 150 euro. Për poezi (deri në 50 vargje), çmimi i parë është 250 euro, çmimi i dytë – 200 dhe çmimi i tretë – 150 euro.

Kurse për ekspozitën kolektive mbarëkombëtare, që do të hapet në Galerinë e Qytetit, mund të konkurrojnë të gjithë të interesuarit, me një vepër, përmasat e së cilës nuk duhet të jenë më të mëdha se 120 cm. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here