Home LAJME Shpenzimet e partive politike në fushatë, të pakontrolluara nga shteti

Shpenzimet e partive politike në fushatë, të pakontrolluara nga shteti

56
0
SHARE

Tubimet, vizitat e shpeshta në terren e sponsorimet janë bërë pjesë e agjendave ditore të partive politike, ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore.

Për shpenzimet që po i bëjnë në parafushatë, ato nuk do të japin llogari pasi që shteti ende nuk ka krijuar mekanizmat e kontrollit.

Asnjëra nga subjektet politike nuk i ka kthyer përgjigje Kohës Ditore nëse do t’i bëjnë publike shpenzimet dhe burimet e tyre.

Në anën tjetër, shoqëria civile thotë se shteti ka dështuar për të krijuar bazë ligjore, që do të pamundësonte keqpërdorimet financiare nga subjektet politike.

Më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, që i bie se kanë mbetur edhe 15 ditë deri atëherë. Megjithatë, fushata veçse ka filluar muaj më parë nga partitë politike.

Me legjislacionin në fuqi për zgjedhjet, partitë politike obligohen që t`i deklarojnë shpenzimet vetëm në momentin kur fillon fushata zgjedhore, por jo edhe para saj. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here