Home LAJME SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Sefedin Fazliu

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Sefedin Fazliu

51
0
SHARE

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.

Sipas njoftimit për media, mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku, pasi që ai​ njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve

SHSKUK  përmes këtij njoftimi ka dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes emergjente.

“​Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës. SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe​​ sulmuesin e mjekut​​ ta nxjerrin si përgjegjës. Mjekët janë në shërbim të pacientëve, duke bërë punë të ndërgjegjshme dhe​ me sakrifica të mëdha”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun S.F., në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit për media të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here