Home LAJME SHSKUK-ja: Vërtetohet se dy kardiokirurgët lanë punën për angazhim në spital privat

SHSKUK-ja: Vërtetohet se dy kardiokirurgët lanë punën për angazhim në spital privat

113
0
SHARE

“Ashtu siç kishte deklaruar dhe paralajmëruar më parë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, arsyet e vërteta pse  dy mjekët specialistë kardiokirurgë lëshuan punën në QKUK, ishte angazhimi i tyre në një spital privat, e që tashmë është vërtetuar nga ky spital”, është bërë me dije në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, për qëllime biznesore dhe personale, u veprua për ta dëmtuar imazhin e ndërtuar me punë dhe mund nga ana e QKUK-së, për Klinikën e Kardiokirurgjisë.

“Janë për qudi dhe habi, deklarimet e pa matura të disa deputetëve dhe politikanëve që dolën me deklarata të pavërtetuara dhe paverifikuar paraprakisht situatën reale.

SHSKUK-ja ka njoftuar se ka përkrahur dhe përkrahë mjekët që aftësitë e tyre profesionale t’i aplikojnë në praktikë, por nuk do të lejojë që të dëmtohet imazhi  i institucionit për përfitime të individëve të caktuar, që në plan të parë kanë përfitimet personale dhe jo ato institucionale. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here