Home LAJME Shtyhet seanca ndaj Adem Grabovcit dhe të tjerëve në rastin ‘Pronto’

Shtyhet seanca ndaj Adem Grabovcit dhe të tjerëve në rastin ‘Pronto’

61
0
SHARE

Prokurorja Speciale, Drita Hajdari kërkon përjashtimin e gjykatësit Shashivar Hoti nga rasti “Pronto”

Prokurorja Speciale Drita Hajdari në fillim të seancës së sotme ku ishte i pranishëm edhe i akuzuari Adem Grabovci dhe të akuzuarit tjerë të rastit ‘Pronto’, tregoi se ka bërë kërkesë për shtyrje të seancës.

“Unë kam paraqitur një shkresë për ju për shtyrje të kësaj seancë. Pasi që kundër jush kam paraqitur kërkesë për inicimin e hetimit disiplinor për shkak të shkeljes së etikës për gjyqtar. Në një situatë të tillë konsideroj se nuk është e mundur dhe nuk është etike të vazhdohet me këtë proces deri sa nuk vendoset sipas kërkesës sime apo derisa nuk caktohet ndonjë tjetër gjyqtar në këtë çështje penale siç kam kërkuar fillimisht nga kryetarja e gjykatës”, tha prokurorja Hajdari.

Sipas saj seanca nuk mund të vazhdoje tutje derisa të mos vendoset për kërkesën e saj.

“Ju lutem derisa nuk vendosni për kërkesën për shtyrje konsideroj se nuk mund të vazhdoni me asnjë veprim procedural”, tha prokurorja speciale Drita Hajdari.

Gjykatësi Shashivar Hoti, pasi që ndaj tij si kryetar i trupit gjykues është parashtruar kërkesë për përjashtimin e tij vendosi ta shtyjë seancën.

“Pasi që ndaj kryetarit të trupit gjykues është parashtruar një kërkesë për përjashtimin tim me datë 16.11.2018 dhe për këtë ka vendosur kryetarja e Gjykatës ndërsa nëse ju kërkoni që kjo seancë të shtyhet për shkak të një kërkese tjetër që ju keni parashtruar atëherë kryetari i trupit gjykues duke e zbatuar dispozitat ligjore e aprovon kërkesën e prokurores”, tha gjykatësi Hoti./Kallxo.com//RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here