Home LAJME Situatë e tensionuar – Franca, Gjermania dhe shtete tjera pezullojnë fluturimet në...

Situatë e tensionuar – Franca, Gjermania dhe shtete tjera pezullojnë fluturimet në Iran e Irak

3019
0
SHARE
Franca, Gjermania, Taivani, Malajzia dhe Rusia kanë pezulluar të gjithë fluturimet në Iran dhe Irak, si dhe rreth këtyre dy territoreve.

“Air France” ka bërë të ditur se ka pezulluar të gjithë fluturimet në këtë hapësirë deri në njoftimin e rradhës.

Ky vendim ka të bëjë me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme, dhe sulmet e Iranit ndaj dy bazave ushtarake në Irak.

Edhe “Lufthansa” gjermane ka bërë të ditur se ka ndaluar të gjitha fluturimet në Tehran dhe Erbil pas incidenteve të fundit.

Hapin e njëjtë me dy shtetet evropiane e ka ndërmarrë edhe Taivani, Singapori, Malajzia dhe Rusia.

Në ndërkohë, ani pse kanë kaluar disa orë që nga sulmet e Iranit mbi bazat e ushtrisë amerikane në Irak, nuk dihet saktë për numrin e viktimave apo nacionalitetin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here