Home LAJME S’ka pengesë për krijimin e qeverisë së re

S’ka pengesë për krijimin e qeverisë së re

205
0
SHARE

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka thënë se nuk duhet të ketë vonesa për formimin e institucioneve të reja në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka thënë se, pavarësisht prej dallimeve, nuk ka asnjë pengesë për krijimin e qeverisë së re në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmeti ka deklaruar se LV-ja dhe LDK-ja do të ofrojnë qeverisje të mirë, efektive dhe pa korrupsion.

Megjithatë, ai ka thënë se qeverinë e re e presin shumë sfida, përfshirë këtu vazhdimin e dialogut me Serbinë, zhvillimin ekonomik, si dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ahmeti ka treguar se deri më tani nuk ka një marrëveshje ndërmjet dy subjekteve për ndarjen e pushtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here