Kosova do ta luajë një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
“Dardanët” do të përballen ndaj Malit të Zi më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan ksp.
Sot do të dalin në shitje biletat për këtë sfidë.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës “online” www.tiks.app.
Këto janë çmimet e biletave:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro