Home LAJME Sot ditë zie në Kosovë

Sot ditë zie në Kosovë

214
0
SHARE

Në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë që ndodhi një ditë më parë në Shqipëri, sot në Kosovë mbahet ditë zie.

Këtë vendim e mori dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here