Sot në Dubai do të mbahet Asambleja e Interpolit.
Në rend të ditës është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Në prag të këtij procesi, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Kosova është në pozicion të mirë për t’u bërë pjesë e Interpolit.
Ai ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë organizatë policore është shumë i rëndësishëm për Kosovën.