Home LAJME Sot nis aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”

Sot nis aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”

367
0
SHARE

Bazuar në Planin e përgatitur nën koordinimin e punës nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ju informojmë së Gjilani është i gatshëm që sot me datën 15 shtator 2018 ora 9:30, të filloj aksionin “Ta pastrojme Gjilanin”, në kuadër të aksionit të Qeverisë së Kosovës, “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në këtë aktivitet janë të përfshirë të gjitha institucionet që veprojnë në Gjilan, që nga kabineti i kryetarit, drejtoritë, institucionet e drejtësisë, te sigurise dhe mbrojtjes. gjithashtu një mobilizim prej rreth 6000 nxënësve do të jetë aktiv nëpër të gjitha shkollat dhe vendbanimet së bashku edhe me bashkësitë fetare, personelin shëndetësor, shërbimin e zjarrëfiksëve, e deri te mobilizimi i këshillave të fshatrave dhe lagjeve.

 

Takimi i parë gjatë ditës së sotme është në qendër të Gjilanit, në sheshin “Agim Ramadani”, për tu shpërndar në lokacione të ndryshme për pastrim të rrugëve, parqeve, lumenjëve, varrezave dhe gjithë territorin e Komunës së Gjilanit.

 

Të gjitha materialet e nevojshme për pastrim janë të siguruara, së bashku me qeverinë, me ndërmarrjet publike dhe me Komunën e Gjilanit./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here