Home LAJME Sot përfundon afati 48 orësh i Thaçit ndaj Kurtit për nominimin e...

Sot përfundon afati 48 orësh i Thaçit ndaj Kurtit për nominimin e kryeministrit

253
0
SHARE

Sot do të përfundojë afati 48 orësh, që është vendosur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të propozuar mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, pati deklaruar Thaçi pas takimit që ka pasur me Kurtin. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here