Home LAJME Sot pritet vazhdimi i seancës plenare

Sot pritet vazhdimi i seancës plenare

380
0
SHARE

Sot vazhdon seanca plenare me pikat e mbetura të rendit të ditës nga disa seanca të kaluara, ndërsa kjo seancë u ndërpre të enjten në mungesë të kuorumit.

Seanca vazhdon në ora 10:00.

Ndryshe, të enjten u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme në të cilën ishte në votim Projekt-Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) përmes së cilës synohej që Presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo  “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë, por që nuk u miratua.

Me 50 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk e miratoi këtë Projekt-rezolutë.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vazhdoi punimet me pikat e mbetura nga seancat plenare 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor, por në mungesë të kuorumit u ndërpre./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here