Sot me fillim nga ora 17:00 Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë pikat e pafunduara nga plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018.
Gjatë seancës së sotme do të shqyrtohet Rezoluta e PSD-së për caktimin e përgjegjësive institucionale në procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Rendi i ditës:
1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesit publik të Kosovës,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02 / L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03 / L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4. Votimi në leximin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04 / L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
5. Votimi në leximin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05 / L-132 për Automjete,
6. Votimi në leximin e dytë të Projektligjit nr. 06 / L-067 për plotësimin e ndryshimit të Ligjit nr. 04 / L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
7. Votimi në leximin e dytë të Projektligjit nr. 06 / L-038 për shërbimet postare,
8. Votimi në leximin e dytë të Projektligjit për minierat dhe mineralet,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02 / L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
11. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
12. Votimi per shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullatorin e komunikimeve elektronike dhe postare,
13. Votimi i Propozim-rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dialog me Serbinë,
14. Votimi i Propozim-Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” ose “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,
15. Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
16. Votimi i Raportit Vjetor të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
17. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, mikrofinanciare dhe institucionet financiare të bankave,
18. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticionet lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
19. Votimi i Raportit Vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
20. Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
21. Votimi për Formimin e Komisionit Parlamentar Hetimor lidhur me gjendjen në PTK dhe Vala,
22. Votimi i kryesuesve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projekt Rregulloreve të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
4. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe injorimet e punëtorëve në vendin e punës,
5. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
6. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
7. Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës së informacionit kombëtar të hapësirës në Republikën e Kosovës,
8. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05 / L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
10. Përzgjedhja e një (1) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.