Home LAJME Sot vazhdon seanca e Kuvendit

Sot vazhdon seanca e Kuvendit

344
0
SHARE

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila një ditë më parë u shty për shkak të Ditës së Demokracisë do të mbahet sot në ora 11:00.

Seanca e rregullt dje ka nis me bojkotimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se opozita ka kërkuar një seancë lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, në seancë të parapara janë 40 pika të rendit të ditës. Si pikë e fundit e rendit të ditës është edhe debati për shtesat e fëmijëve./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here