Home LAJME Southgate, tifozëve kosovarë: Duhet të jeni krenarë me ekipin tuaj

Southgate, tifozëve kosovarë: Duhet të jeni krenarë me ekipin tuaj

29
0
SHARE

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas ndeshjes, duke e analizuar lojën e skuadrës së tij, ku fitoi 5-3.  

Ai tha se atmosfera ishte e mirë dhe ishte një lojë e bukur.

“Kosova e bëri atë që mendoja se do ta bënte para ndeshjes. Bën presion dhe e kemi ditur që do të na bëjnë të mbrohemi”.

“Gjithashtu e kemi ditur se do të kemi hapësirë për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për t’u përmirësuar”.

“Tifozët, stadiumi, atmosfera, të gjithë patëm një natë të mrekullueshme”.

“Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmojë Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm”.

Trajneri tha se me këtë ekip të Kosovës, tifozët duhet të jenë krenarë dhe gjasat janë të mëdha që të shkojë në EURO 2020.

“Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play – off i Ligës së Kombeve”.

“Duhet të jeni krenarë me këtë ekip”, ka thënë Sothugate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here