Home LAJME Specialja shokon vendin, mbi 10 ftesa të dërguara deri më tani

Specialja shokon vendin, mbi 10 ftesa të dërguara deri më tani

342
0
SHARE
Vetëm në “valën e parë” të ftesave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale, janë përfshirë të paktën 13 ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç ftesave tashmë të konfirmuara për Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin, Remzi Shalën e Safet Sylën, gazeta “Zëri” merr vesh se ftesa ka edhe për të paktën shtatë ish-pjesëtarë tjerë, në mesin e tyre edhe ish-komandantë të UÇK-së.

Tashmë janë konfirmuar ftesat për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale, për disa ish-komandantë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë: Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin, Remzi Shalën dhe Safet Sylën. Mësohet se ftesat u janë dërguar ose do t’u dërgohen në ditët në vijim edhe disa ish-zyrtarëve tjerë të UÇK-së, emra të njohur për redaksinë, por pasi gazeta nuk ka mundur ta sigurojë konfirmimin zyrtar po i paraqesim vetëm me iniciale: I.H., S.G., S.M., S.S., R.A., XH.K. dhe S.J.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here