Home LAJME Suspendohet mjeku në QKUK

Suspendohet mjeku në QKUK

1354
0
SHARE

Specialisti i kirurgjisë në Klinikën e Urologjisë në QKUK, Fahredin Veseli është suspenduar nga vendi i tij i punës, për shkak të neglizhencës së orarit të punës nga ana e tij.

Suspendimi i tij ka ardhur për shkak se gjatë inspektimit nuk është gjetur në vendin e punës.
Lajmin ka konfirmuar zyra e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK, ju konfirmon se dr. Fahredin Veselaj, specialist i urologjisë është larguar përkohësisht nga puna, meqë me datë 11.09.2018, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, gjatë inspektimit në kujdestari, kishte konstatuar se, edhe pse figuronte kujdestar, i njëjti nuk ndodhej në vendin e punës. Lënda është proceduar në komisionin disiplinor i cili do të marrë vendim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas informacioneve kirurgu Veseli është suspenduar për gjashtë muaj./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here