Home LAJME Tahiri: BE t’i bëjë presion Serbisë për të zhdukurit, për të mbyllur...

Tahiri: BE t’i bëjë presion Serbisë për të zhdukurit, për të mbyllur këtë kapitull të dhimbshëm

265
0
SHARE

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar edhe njëherë nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë për të zbardhur fatin e personave të zhdukur nga lufta e Kosovës

“Njëzet vjet pas luftës, familjarët ende presin të din çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Në kërkimin e vazhdueshëm për të identifikuar të dashurit e tyre dhe për t’iu dhënë qetësinë e përhershme, familjarët përballen me pritje të gjata dhe me mos gatishmërinë e shtetit serb për të mbyllur këtë kapitull të dhimbshëm të jetës së tyre”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se presioni nga shtetet e Bashkimit Evropian duhet të jetë i vazhdueshëm, në çdo takim me zyrtarët nga Beogradi, deri në hapjen e arkivave dhe informimin e plotë se çfarë ka ndodhur me trupat e qytetarëve nga Kosova.

“Pikërisht për këtë gjë, vitin e kaluar me një letër zyrtare, kam kërkuar nga homologët e mi në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë krim.

Dua edhe njëherë të falënderoj ministren e Drejtësisë të Francës, Nicole Belloube që në letrën e saj i ka dhënë mbështetje të plotë kërkesë sime”, shtoi Tahiri.

Tahiri theksoi se Serbia duhet të dëshmojë se është e gatshme të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga politika e Millosheviqit, të respektoj konventat ndërkombëtare, por mbi të gjitha, të tregohet humane dhe të zbardh fatin e 1647 të zhdukurve, prej të cilëve mbi 100 janë fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here