Home Ekonomi Taksa 100 % rriti konsumin e produkteve vendore

Taksa 100 % rriti konsumin e produkteve vendore

177
0
SHARE

Duke folur për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Krasniqi ka thënë se kjo taksë ka dhënë rezultatet e veta. “Këtë e tregojnë më së miri edhe të dhënat nga Dogana e Kosovës, por natyrisht kemi edhe shtim të konsumit të produkteve të prodhuara në Kosovë”, është shprehur ai.

Zëvendësministri Krasniqi ka thënë se kjo ministri në programet zhvillimore edhe për vitin e ardhshëm ka planifikuar masa të shumta përkrahëse për fermerët, agrobizneset, industrinë përpunuese ushqimore, përmes të cilave synon edhe më tej rritjen e prodhimtarisë vendore. “Produktet tona janë të një cilësie të lartë dhe konkurruese në treg. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të vendit tonë që të konsumojmë sa më shumë produkte ‘Made in Kosova’”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se për vitin 2019 nga buxheti i kësaj ministrie prej 61.4 milionë eurosh, bujqësia në vendin tonë do të mbështetet përmes subvencioneve në vlerë prej 24.9 milionë eurosh, si dhe përmes granteve investive në vlerë prej 25. 7 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here