Home Ekonomi Taksa 100% rriti punësimin në Kosovë, bizneset shtuan stafet me 20%

Taksa 100% rriti punësimin në Kosovë, bizneset shtuan stafet me 20%

142
0
SHARE

Sipas Kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini  vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe ato boshnjake nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë që të ketë rritje të kapaciteteve në kompanitë prodhuese.

“Në ekonominë e vendit është rritur më shumë se 20 për qind prodhimtaria vendore, është rritur punësimi mbi 15 për qind, dhe e gjithë kjo është bërë falë taksës. Njëkohësisht, kjo ka bërë që në çdo kompani prodhuese të rriten kapacitetet, pasi ekonomia e vendit dhe bizneset prodhuese anjëherë nuk e kanë pasur këtë mundësi kaq të madhe për ta rritur praninë në tregun e Kosovës. Do të ketë një rritje të lehtë të çmimeve, e që përsëri edhe kjo nuk do të ndikojë në rritjen e prodhimtarisë së qëndrueshme”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se, Shqipëria dhe Kosova i kanë rritur shkëmbimet tregtare mbi 34 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa sipas tij, viti i ardhshëm do të sjellë rritje më të madhe.

“Institucionet e shtetit duan që ta mbajnë taksën në çdo formë, sepse ajo po e rrit ekonominë e vendit, por edhe të Shqipërisë, me të cilën janë rritur shkëmbimet tregtare në krahasim me vitin e kaluar me 34 për qind”, tha Agim Shahini.

Shahini bëri të ditur gjithashtu se Kosova vuan nga mungesa e eksportit dhe se institucionet duhet të bëjnë reforma më të thella në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Kujtojmë që Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala përveç taksës 100% ai ka ndaluar rreptësisht edhe mallrat që hynë nga serbia e që nuk i detikohen Kosovës si shtet p.sh: “Republic of Kosovo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here