Home LAJME Talenti gjilanas, Blendi Vranovci futbollist me të ardhme të ndritur

Talenti gjilanas, Blendi Vranovci futbollist me të ardhme të ndritur

204
0
SHARE

Futbollisti i ri gjilanas, Blendi Vranovci është një nga talentët premtues në futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Blendi 14-vjecar është pjesë e Shkollës së futbollit, “Shkëndija” të Gjilanit, ndërsa edhe në ekipin e tij janë të njohur me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, shkruan 2LONLINE.com.

Sulmuesi që shpesh është edhe krah i djathë i mesfushës ka dhënë kontribut të madh për klubin këtë sezon, duke realizuar 5 gola dhe 5 asistime.

Vranovci është pjesë e futbollit aktiv tani e 6 vite dhe tashmë ka dëshmuar mjeshtëri dhe talent të padiskutueshëm në fushën e blertë, ndërsa falë formës së tij, Blendi ka fituar përkrahjen e sportdashësve gjilanas.

Paraqitjet e Blendit nuk kanë mahnitur vetëm publikun, por edhe profesionistët e futbollit.

Kështu, trajnerët e klubit ‘Shkëndija”, Veton Xhemajli dhe Afrim Mehmeti kanë vlerësimet maksimale për djaloshin me perspektivë dhe jo vetëm në aspektin sportive, por edhe për sjelljet jashtë fushës.

Mënyra se si i kalon kundërshtarët, teknika, shpejtësia e lehtësia me të cilën ai shënon, janë disa nga karakteristikat e tij që premtojnë shumë për të ardhmen. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here