Home Magazina Tayna publikon klipin e ri “Sicko”

Tayna publikon klipin e ri “Sicko”

81
0
SHARE

Reperja Tayna ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Sicko” titullohet kënga e saj e re, e cila është hip-hop nën ritmet e RnB.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna, ashtu si në çdo këngë tjetër të saj.

Kënga është publikuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Edhe në këtë video muzikore, Tayna erdhi me një paraqitje mjaft provokuese dhe ‘të nxehtë’, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat e saj atraktive trupore.

Ky projekt muzikor i pason këngës “Bye Bye”, të cilën ajo e solli gjatë verës në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here