Personeli mjekësor në Kosovë sot do të hyjë në grevë 24-orëshe, duke kundërshtuar kështu mosplotësimin e kërkesës së tyre për rritjen e pagave në shëndetësi. Nëse deri në fillim të vitit 2019 ata nuk marrin ndonjë përgjigje pozitive për rritjen e pagave, gjatë muajin tjetër paralajmërojnë masa edhe më radikale e deri te bojkotimi i punës.
Të gjitha institucionet publike shëndetësore në Kosovë, që nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), spitalet rajonale dhe qendrat e mjekësisë familjare, sot hyjnë në grevë 24-orëshe.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.