Home LAJME Të hënën nis nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës

Të hënën nis nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës

137
0
SHARE

Unë di çka flas, di çka kërkoj dhe Mitrovica do të bashkohet.

Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë konferencës për media të mbajtur sot, pas tryezës me qytetarët rreth nisjes së procedurave të peticionit për bashkimin e qytetit.

Ai tha se nga dita e hënë qytetarët do të fillojnë nënshkrimin e një peticioni drejtuar Kuvendit, për shfuqizimin e vendimit nga viti 2007, në mënyrë që të fuqizohet vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës i datës 30 nëntor për një Mitrovicë të bashkuar me territor.

Bahtiri e quajti gabim mendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se kjo kërkesë është jolegjitime.

Sa i përket reagimit të qytetarëve serbë në veri rreth kësaj iniciative, Bahtiri theksoi se edhe ata do t’i bashkëngjiten këtij peticioni, ngase siç u shpreh ai, ata janë lodhur nga grupe të caktuara dhe duan shërbime komunale sa më efikase.

“Ne së bashku me qytetarët sot kemi marrë vendim që prej të hënës të nis peticioni për shfuqizimin e vendimit të marr për ndarjen e Mitrovicës dhe të jetë një Mitrovicë e përbashkët e qytetarëve pa dallim nacionaliteti. Duke parë situatën në veri, jemi shumë të vetëdijshëm se mund të jetë një qasje e përplasjeve të ndryshme në mbledhjen e përbashkët në Bruksel ne si qytet i Mitrovicës kemi marr vendim që të fillojë peticioni i të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për t’ju drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e vendimit të marr më vitin 2007 dhe të fuqizohet vendimi i mëparshëm i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, si Mitrovicë e përbashkët me territorin që ka qenë më parë”, tha ai.

“Haradinaj është mik imi, dhe nëse ka marr për bazë se ne nuk kemi të drejtë t’i drejtohemi institucioneve të Kosovës, atëherë është gabim. Ne kemi të drejtën që si organ komunal t’i drejtohemi çdo institucioni me kërkesat tona, por fatkeqësisht që Ministria e Pushtetit Lokal e ka shpallur të pavlefshëm për arsye se ministri është serb dhe këtë e ka bërë për arsye politike. Tani ne kemi të drejtën që me peticion t’i drejtohemi drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës dhe do ta shihni se kjo iniciativë do të jetë e realizueshme. Unë di çka flas, di çka kërkoj dhe kjo do të bëhet. Unë mendoj se kjo do të përkrahet ndërsa për hapat e mëtutjeshëm do të vendosim pasi të marrim përgjigjen”, tha Bahtiri, përcjell KosovaPress.

“Mendoj se qytetarët serbë janë lodhur prej grupeve të caktuara dhe janë duke pritur që sa më parë të lirohen nga ndikimi i këtyre grupeve dhe njëherë e përgjithmonë të nis puna institucionale duke ju dhënë shërbime të gjithë qytetarëve pa dallim. Shpresoj se një nënshkrim të tillë do ta bëjnë edhe ata”, u shpreh Bahtiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here