Të rinjët e Gjilanit thonë se vullnetarizmi është një dimension i munguar

Published on Aug 26 2012 // Lajme
..

Gjilan – Në debatin e organizuar në Gjilan vlerësohet se vullnetarizmi është një dimension i munguar dhe se duhet të punohet në këtë drejtim.

Në debatin e organizuar nga Organizatat Joqeveritare bashkëpuntore : ‘’CHANGE’’, ‘’Liza-R Gjilan’’, ‘’KVRL Gjilan’’ në zyret e KVRL-së është mbajtur debat me temë ‘’Vullnetarizmi një dimension i munguar’’.

Mensur Morina Kryetar i KQVR-së theksoi se ‘’ Jemi duke punuar në këtë drejtim që të promovohet puna vullnetare. Tani po punojmë që të formojmë një rregullore komunale në të cilën do të rregullohet puna vullnetare’’.

Të rinjët ntë pranishëm në debat u shprehën se në këtë rregullore të propozuar duhet të parashihet një librezë në të cilen do të identifikohen vullnetarët, dhe kjo e fundit do t’ju bëjë lehtësime në shërbimet publike.
Ardit Ajvazi Kryetar i KVRL-së tha ‘’ Ne si KVRL e mbështesim këtë iniciativë dhe se është e nevojshme të shpërblehet puna vullnetare. Jemi duke punuar për promovimin e punës vullnetare dhe i ftojmë të gjithë të rinjët që të aktivizohen’’.

Bujar Haziri Zyrtarë për Rini tha se të rinjët duhet të aktivizohen edhe më shumë. ‘’ Edhe pse Gjilani është vlerësuar si qyteti me rini më të aktivizuar prap se prap kjo përqindje duhet të rritet dhe ne së bashku duhet të punojmë në këtë drejtim’’.

Një nga arsyet e që të rinjët nuk aktivizohen u theksua nga të pranishmit është sepse termi ‘’vullnetarë’’ nuk është I kuptuar dhe nuk interpretohet drejtë.
Albesa Aliu nga Ojq ‘’ CHANGE’’ prezentoi disa ide të ndara në këtë mënyrë: 1) Duhet të krijohet një databazë. 2) Të shtohet numri I aktiviteteve në mënyrë që të rinjët të kenë se ku të aktivizohen. 3) Të bëhet rrjetizimi I Ojq-ve në Gjilan. 4) Të caktohen kritere për shpërndarjen e librezave.

Debati përfundoi me një marëveshje të përbashkët që të punojnë së bashku në këtë drejtim. /RadioRINIA/

Leave a comment