Home LAJME Tërmeti në Shqipëri, kërkohet ndihmë për të siguruar batanije dhe pampersa për...

Tërmeti në Shqipëri, kërkohet ndihmë për të siguruar batanije dhe pampersa për fëmijët e vegjël

74
0
SHARE

Doruntina Bujupi, studente e UP-së, e cila pas tërmetit në Shqipëri është angazhuar personalisht për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, që tashme kanë mbetur pa strehim.

Ajo përmes një njoftimi në llogarinë e saj në rrjetin social në “Facebook” ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që të ndihmojnë me batanije dhe pampersa për fëmijë.

Doruntina ka thënë se sot do të udhëtojë për në Shqipëri.

Kush ka mundësi për ta realizuar këtë kërkesë të Doruntinës, atë mund ta gjeni deri në orën 14:00 te parkingu i Hotel Grandit në Prishtinë

Doruntina si aktiviste e vullnetit të mirë edhe dje ka ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Njoftimi i saj i plotë:

Sot në oren 14:00 ne parkingun e Hotel Grandit ne Prishtine nisna prap per Shqiperi me dy sende specifike qe po ju duhen me se shumti tash. Pampersa edhe batanije. Nese mundeni me siguru ndonjonen prej ktyne ju lutna me shkruni ne messenger e i sillni pra ne pike te grumbullimheit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here